Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Dushi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se “Presidenti i Kosovës bënë mirë që letrën për mandatar t`ia lë Kurtit nën pragun e zyrës dhe ai ta marrë natën tinëz”.

Ndryshe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur dy letra në adresë të Kurtit për takim, por që ishin refuzuar nga ana e Albin Kurtit.

Lideri i i VV të dielën ka thënë se mandatarin për krijimin e qeverisë mund t`ia jap vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e jo presidenti i vendit.

Ky është postimi i plotë i Florian Dushit:

‘A bon me ta lon te pruga mandatin, e ti dil e merre natën, tinëz?’. ka shkruar Dushi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu