Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin.

Së fundi Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu