Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti në fshatin Krahës, Memaliaj ku humbën jetën dy mësues.

Automjeti ra në kanal dhe si pasojë vdiqën Leonard Sako dhe Orinda Hoxha, 36 vjeçare.

Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, Tepelenë, ku një makinë tip Benz me targa TP 0700 B ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal e përmbysur.

Dy mësuesit po ktheheshin nga puna.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu