Elton Sefa, 24-vjeçari shqiptar është shpallur fajtor për vrasjen e kolegut të tij të punës në Londër.

Viktima, John Woodward 47 vjeç, u qëllua për vdekje nga i riu me hekurin e skelës gjatë një konflikti të çastit. Sefa ishte një punëtor që kishte punuar me Woodward për rreth shtatë muaj para vrasjes.

Shqiptari kishte përdorur një emër të rremë, “Frankie” dhe të dhëna të rreme personale për të marrë vendin e punës.

Dyshja thuhet se kanë shkuar mirë, megjithatë një koleg kishte përmendur që një ditë para vrasjes kishte disa tensione pasi Woodward ishte irrituar që Sefa kishte hequr mjetet e tyre të punës herët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu