Kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani po flet për atë që ka ndodhur dje në sencën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tregoi se nuk kishin asnjë informatë se cka do të ndodhë në kuvend.

“Kur shkuam në Kuvend tentuam të mirrnim vesh se cka do të ndodhë, ngase nuk kishim asnjë informatë. Kur e morrëm vesh, pasi ishim brenda unë kam folur me Albin Kurtin. Propozimi im miqësor ka qenë, ka qenë lutje a sygjerim që edhe për një javë ne ti japim hapësirë negociatave tona. Unë propozova që mos të propozohet kryeparlamentari”, tha Osmani.

E pyetur se cka i ka thënë Kurti, ajo përgjigjet shkurt: “Tha jo”.

Ajo tha se nuk ishte e sigurtë nëse pas një jave nuk do të kishte marrëveshje, por ia vlete të provonin.

Osmani po flet edhe për negociatat që janë zhvilluar deri në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu