Numri i të vdekurve ka shkuar 41 brenda një dite pas raportimit se dje ishin 26 derisa autoritetet kanë kufizuar qarkullimin dhe kanë anuluar tubimet publike në Kinë, transmeton Gazeta Metro.

Më shumë se 1300 njerëz janë infektuar në gjithë botën nga virusi i që u gjurmua deri tek një treg i ushqimit detar në qytetin e Wuhan në Kinë, ku shiteshin ilegalisht produkte ushqimore. Autoritetet shëndetësore anekënd botës po punojnë që të parandalojnë një pandemi.

Televizioni shtetëror kinez Global Television Network raportoi me një postim në rrjet in social të shtunën se një mjek që po trajtonte pacientët në Wuhan, ka vdekur.

Raste të reja infektimi janë raportuar në Australi, ky dy persona janë shtrirë në spital, po aq sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat franceze raportojnë se një person është verifikuar të jetë infektuar me koronavirusin nga Wuhan.

Numri i konfirmuar i rasteve në Kinë deri tani është raportuar 1287 nga Komiteti Kombëtar Shëndetësor të shtunën.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka njoftuar të premten se kanë 63 pacientë nën përkujdesje me dy raste të konfirmuara. Që të dy pacientët kishin udhëtuar për në Wuhan.

Virusi ishte detektuar edhe në Tajlandë, Vietnam, Singapor, Japoni, Kore të Jugut, Nepal, Malajzi, Francë, Australi dhe SHBA. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë o OKB’së (World Heatlh Organization) e ka shpallur gjendjen pas koronavirusit si “gjendje emergjente në Kinë” këtë javë por u ndalën për ta deklaruar si emergjencë në tërë botën. Transmetimi i virusit nga njeriu në njeri është vërejtur për këtë lloj virusi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu