U transferua nga Rizespori te Fenerbahce gjatë merkartos së verës, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit është kthyer ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato. Vedat Muriqi, autor i 10 golave në 15 ndeshje në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces, tashmë vlen 40 milionë euro.Kjo është shuma që kërkon gjiganti turk për kartonitn e sulmuesit “dardan”, që është shndërruar objektiv i disa skuadrave në Premier League, veçanërisht për Leicester City-n, transmeton Gazeta Blic.

“Dhelprat” janë në kërkim të një sulmuesi cilësor për t’ia bashkangjitur Jamie Vardy-t e sipas medieve britanike, për trajnerin Brendan Rodgers njeriu i duhur për këtë rol është 25-vjeçari nga Prizreni.

Drejtuesit e Leicesterit mësohet se kanë dërguar përfaqësues për ta ndjekur shqiptarin në derbin e Stambollit mes Ferenbahces dhe Besiktasit dhe opinioni i tyre ka qenë pozitiv, gjithashtu përfaqësues të tyre do të dërgohen edhe nesër në ndeshjen ndaj Reizesporit.Klubi turk, duke parë kërkesat për Muriqin, kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij e mundshme, ndaj i ka vendosur një çmim të lartë prej 40 milionë eurosh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu