UEFA ka radhitur në vendin e dytë lojtarin e Ballkanit, Blendi Baftiu, si lojtarin që pritet të ‘shpërthejë’ në vitin 2020, transmeton Gazeta Metro.

UEFA ka publikuar listën prej 50 lojtarëve talentë, ku pritet që të shkëlqejnë këtë vit të ri.

Në mesin e 50 lojtarëve, është përfshirë edhe lojtari i Fc Ballkanit nga Suhareka, Blendi Baftiu.

Baftiu është radhitur si lojtari i dytë më i talentuar në këtë listë dhe që ‘shpërthimi’ i tij për këtë vit është i pa evidentuar.

Në përshkrimin e UEFA, për Baftiun, shkruhet se ai është një mesfushorë i avancuar si sulmues. Në sezonin dimëror ai është top golashënues në Supër Ligën e Kosovës.

Baftiu ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje dhe është ftuar për herë të parë nga ekipi A i Kosovës që të luajë në janar. Baftiu ka lënë mbrapa emrat si: Leao i Milanos, Mason Greenëood i Man. United, Ansu Fati të Barcelonës dhe Alessandro Bastoni të Interit.

KËTU mund ta shihni listën e plotë të UEFA’s, për top 50 talentët që pritet të ‘shpërthejnë’ në vitin 2020.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu