Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka reaguar pas lajmit në media se “amerikanët ia kanë mbyllur derën Albin Kurtit”.

Ai ka mohuar lajmin, duke thënë se Kurti u takua mbrëmë me diplomatin e lartë amerikan Philip Reeker, ndihmës-sekretar i shtetit për çështje të Europës dhe Euroazisë.

Sipas tij, asnjë takim i paraparë në agjendë nuk është anuluar dhe asnjë kontakt me ndonjë diplomat të rëndësishëm nuk është ndërprerë, përcjell Bota sot.

Zaimi ka theksuar se dikush po dëshiron ta vë në siklet Kurtin, por në postimin e tij në Facebook, nuk ka përmendur emra.

Postimi i Zaimit:

Të premten në mbrëmje: Rrjedh një video amatore ku bie në sy se si Albin Kurti përfaqëson dinjitetshëm shqiptarët në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Shihet se fiton respektin e të pranishmëve, por jo edhe të pushtetarëve shqiptarë në atë tryezë.

Të shtunën në mëngjes: Shpërndahet një thashethem “i pafajshëm” kinse amerikanët “ia kanë mbyllur derën Albin Kurtit” dhe nuk takohen më me të.

Të shtunën pasdite: Albin Kurti takohet me diplomatin e lartë amerikan Philip Reeker, ndihmës-sekretar i shtetit për çështje të Europës dhe Euroazisë. Në fakt asnjë takim i paraparë në agjendë nuk është anuluar, dhe asnjë kontakt me ndonjë diplomat të rëndësishëm nuk është ndërprerë.

Të dielën: Shullëhemi në diell, pimë kafe, hamë fara, dhe mendojmë ç’të shpikim javën e ardhshme që të vëmë pak Albinin në siklet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu