Malisheva është zgjuar e vendosur në karantinë për shkak të zbulimit të një rasti të infektuar me coronavirus.

Mbrëmë u konfirmua se një grua nga Bubaveci është kosntatuar të jetë e infektuar.

E njëjta sipas njoftimeve zyrtare kishte ardhur para disa ditësh në Kosovë nga Italia.

Artan Paçarizi zyrtar në Komunën e Malishevës i ka thënë Kallxo.com se dy vajzat e qytetares nga Bubaveci janë testuar dhe rezultatet janë se ato nuk janë infektuar ndërsa në komunë nuk ka raste të reja.

“Gjendja është normale njëherë përnjëherë. Udhëzimet po zbatohen në përpikëri nga të gjithë. Dy vajzat e saj kanë dalë negativ që janë ardh bashkë” ka thënë Paçarrizi.

Ai ka shtuar se edhe familjarët e tjerë nuk kanë simptoma përveç njërit i cili është dërguar sot në Prishtinë për kontroll.

Deri më tani në Kosovë janë kosntatuar 5 raste të infektuara me virusin tri nga rastet janë nga Vitia një nga Malisheva dhe një nga Klina

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu