Ndërrimi i motmoteve erdhi si mos më keq në familjen e dëshmorit të kombit, Imer Alushani nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit.

Para një jave, përkatësisht më 2 janar u nda nga jeta Luan Alushani, e pak kohë më vonë nga dhimbja e madhe vdiq edhe nëna e tij Miradia.

Për tu thelluar edhe më shumë tragjedia, në këtë familje e cila sapo ka mbyllur dyert e mortit, sot ka vdekur edhe vëllai i tjetër i dëshmorit Alushani, Rama, shkruan Reporteri.net.

Lajmi është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:

“Lajm Mortor! Sot me datë 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushanit, Ramë Muharrem Alushani..Ju kujtojmë se sot 1 javë, me 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga Kryesia e Fshatit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu