Seria e tërmeteve në trojet shqiptare ka vazhduar edhe sot. Një tërmet prej 2.5 ballësh ka dridhur përsëri Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.

Epiqendra thuhet e ka qenë një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohe dridhjet janë ndjerë edhe në një distancë prej 85 kilometrave në perëndim, në qytetin e Shkupit rreth orës 17 e 14 minuta.

Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në qytezën e Dragashit në Kosovës, 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Kukësit.

Tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të EMSC, e cila merret me regjistrimin e të gjitha tërmeteve nëpër botë.

Shqipëria gjatë vikendit është goditur nga një seri tërmetesh të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu