Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë pasditen e kësaj të shtune kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.

Informacionet bëjnë me dije se e tërmeti i magitudës 5.5 me epiqendër në detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa nuk dihet asnjë informacion në lidhje me faktin ka apo të lënduar nga lëkundjet.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin, në Korçë, Bulqizë, Klos, Elbasan, Burrel, Fushe Krujë, Shkodër etj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu