Një debat i tensionuar në emisionin “Pressing Zgjedhor” të televizionit T7, në mes të Haki Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt të PSD-së, është përcjellë edhe me një incident fizik pas emisionit, në hollin e objektit ku mbahen xhirimet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit, ndërsa me rastin dhe zbardhjen e situatës po merren tashmë edhe autoritetet kosovare. Ndërkohë pas plot 18 ditësh në mediat kosovare është publikuar edhe videoja origjinale e përplasjes fizike në mes të dy politikanëve që këto zgjedhje ia mësyjnë ulëses në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo që mbetet ende mister nga pamjet e publikuara, është se ku ka përfunduar çanta e Haki Abazit.

Deri para se të ndodhte incidenti, Abazi shihej duke ecur me çantën e tij në shpinë, ndërkohë pasi merr fund problemi, Dardan Molliqaj shihet duke dalë nga objekti me çantën e Abazit në dorë.

Lidhur me këtë çështje Gazeta Express ka kontaktuar vetë Haki Abazin.I pyetur për fatin e çantës dhe nëse ia ka kthyer Molliqaj atë, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pranuar të flasë për Gazetën Express.

Dëshmitar i kësaj ngjarjeje ka qenë edhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, i cili fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte parë asgjë, megjithatë në videon e publikuar shihet që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë incidentit.

VIDEO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu