Dy raketa kanë qëlluar në Ambasadën Amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ndërsa një serë mortajash kanë goditur një bazë ajrore aty pranë.

Tre civilë u plagosën pasi raketat ranë në Sheshin e Festimeve, para një sulmi me mortaja të dyfishtë goditën Bazën Ajrore Balad, shtëpi ku janë të vendosur qindra njerëz nga personeli i shërbimit amerikan.

Sulmet vijnë pasi gjenerali i lartë iranian Qassim Soleimani u vra në një sulm me dron të premten në mëngjes, në aeroportin e Bagdadit, së bashku me 25 të tjerë.
SHBA’të u hakmorrën pasi që Qassim Soleimani, kishte organizuar sulme mbi Ambasadën Amerikane në Bagdad, dhe po planifikonte sulme të reja kundër amerikanëve në Lindjen e Mesme.

Kjo ka shkaktuar tensione të larta midis Iranit dhe SHBA’ve, me frikën se Lufta e Tretë Botërore do të shpërthejë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu