Me të shënuar ora 00:00 e datës 16 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës i cili u mor të premten në mbrëmje për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës.

Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.

Kjo u bë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin CODIV-19.

“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave m edicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kjo ishte një nga masat që janë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë se është marrë vendim edhe për mbylljen e kufijve tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, por kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, dhe se të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu