Virusi i famshëm me origjinë nga Kina që tashmë është shndërruar në një epidemi dhe po përhap panik në të gjithë botën, vazhdon të përbëjë rrezik, sidomos për ata që ju duhet të udhëtojnë.

Kështu përveç përdorimit të maskës sidomos në vende ku ka shumë njerëz ekspertët këshillojnë që të tregoni kujdes me higjenën duke larë vazhdimisht duart me ujë të rrjedhshëm si një masë parandaluese kundrejt virusit.

Mundohuni të shmangni vendet me shumë njerëz si dhe mundohuni të konsumoni sa më shumë ujë dhe  lëngje që përmbajnë vitaminë C.

Specialistët ju këshillojnë gjithashtu që deri në mars të shmangni udhëtimet sidomos në vendet ku janë kanë filluar të dyshohet për rastet e para.

Megjithatë nese udhëtimi është i domosdoshëm duhet të tregoheni të kujdesshëm sidomos gjatë udhëtimit me transportin publik.

Ndërkaq simptomat e këtij virusi mund të vonojnë të shfaqen  nga dy deri në 14 ditë pas infektimit dhe ato janë temperaturë e lartë, kollitje e zgjatur, ethe, këputje, dhimbje trupi dhe probleme të theksuara me frymëmarjen.

Deri tani janë rregjistruar në total 250 viktima si dhe 12 mijë të infektuar, shumica prej të cilëve në provincën Wahan në Kinë, ku është vatra e virusit.

Link: https://www.theguardian.com/world/2020/jan/30/how-does-coronavirus-spread-and-how-can-you-protect-yourself

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/1xT5Yz2Am0M

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu