Surprizat vijojnë në skenën e Time Capsule!

Në koncertin e tij të parë në Tiranë, Capital T vendosi të shfaqë dokumentarin për jetën e tij dhe muzikën.

Mes të tjerave ai fliste për herën e parë që kishte kënduar në kohën e luftës dhe kur kishte marrë mikrofonin në dorë vetëm 7-8 vjeç:

“Hera e parë që kam zënë mikrofonin me dorë ka qenë në kohën e luftës, viti ’99 këndonim si refugjatë. Ishim në një lokal dhe unë u afrova aty me një shoqen time për të kënduar, Isha 7-8 vjeç”, u shpreh ai.

Por pjesa më kulminante e dokumentarit ishte kur Capital T tha se mund të lërë ose jo muzikën.

“Edhe mund ta lë ose mund të mos e lë muzikën. Krejt pas koncertit kam për të thënë se çfarë kam për të bërë”, u shpreh Capital T duke i befasuar të gjithë.

Nuk e dimë se çfarë dotë vendosë Capital T, por shpresojmë që të vijojë të sjellë hite ndër vite.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu