Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja e parë në Maqedoni me virusin korona sot lëshohet në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ në testet e bëra, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.

Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra./GazetaExpress/B.Leka/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu