Një drejtues i lartë i talebanëve dhe 15 militantë të tjerë u vranë nga një sulm i dronëve amerikanë në rajonin e Shindandit në Afganistan.

Ushtria amerikane bën me dije, se pas kërkesës së forcave të sigurisë afgane, u organizua një sulm ajror me dron, ku mbeti i vrarë Mullah Nangyalai, i konsideruar si një komandant tepër i rëndësishëm i militantëve talebanë.

Mediat lokale raportojnë se në këtë sulm ajror, përveç 30-35 talebanëve, mbetën të vdekur dhe të paktën 40 civilë, mes tyre gra dhe fëmijë. Zyrtarët afganë ende nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar për këtë sulm të avionëve amerikanë pa pilotë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu