Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi i Qeverisë Kurti, derisa siç u prit, Glauk Konjufca është tërhequr nga posti i Kryetarit të parlamentit, shkruan Gazeta Metro.

Glauk Konjufca e ka lënë seancën nën udhëheqjen e nënkryetares Arbërie Nagavci.

Koalicioni VV-LDK të dielën zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje. 

Krerët e partive bënë të ditur se do të krijojnë qeveri me 15 ministri, me partitë që do të udhëheqin me nga gjashtë prej tyre dhe tri do t’u takojnë takojnë minoriteteve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu