Rruga dy kahëshe, e gjendur në kufirin mes Estonisë dhe Rusisë, nuk të çon mallin e një indikacioni konfliktesh, për shkak të qetësisë që mbizotëron.

Megjithatë, qëndrimi në territorin e Rusisë për një kohë të shkurtër, pa identifikim dokumentesh, mund të jetë e rrezikshme, shkruan REL, transmeton lajmi.net.

Rreth 100 metra larg zonës së markuar kufitare qëndron një polic kufitar rus, i cili patrullon vajtje-ardhjet në këtë hapësirë territoriale.

Një rigorozitet i kontrollimit të kësaj “cope tokë” e ka origjinën që nga aneksimi i Estonisë prej ish-Bashkimit Sovjetik përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pasi Stalini ri-mori nën kontroll kombin e vogël baltik nga nazistët më 1944-ën, kufiri midis Rusisë dhe Estoninsë u theksua qartazi, duke zvogëluar territorin e Estonisë.

Atëbotë, një rus thuhet se kishte zgjedhur të mbante fermën e tij brenda tokës ruse, derisa fshatrat e këtyre të fundit mbetën në zonën Ruse. Vendimi i fermerit rus ishte me pasoja të vogla atë kohë.

Një shtyllë kufitare ruse (majtas) pas një shënuesi kufitar të Estonisë që thotë “STOP” në estonisht, anglisht dhe rusisht. Policia estoneze paralajmëron njerëzit të qëndrojnë më shumë se 15 metra larg këtyre shënuesve të k ufirit rus.

Por, në vitin 1991, Estonia ri-fitoi pavarësinë, duke u gjendur një kilometër më thellë territorit rus, kalimi në të cilin u lejua me disa kushte të vendosura nga shteti themelues i Bashkimit Sovjetik.

Personat që përshkojnë këtë rrugë duhet të jenë në veturë, të qëndrojnë brenda saj, pa të drejtën për t’u ndalur. Po ashtu, Rusia gëzon të drejtën për ta ndaluar secilin person që kalon nëpër këtë pjesë malore.

Rusia dhe Estonia kohët e fundit kanë bërë lëvizje drejt zgjidhjes së çështjes së kufirit me propozim shkëmbim territori, e cila do kërkojë që Rusia të heqë dorë nga dy anët e hapësirës kufitare të lartcekur, në këmbim të një copëze toke estoneze, me madhësi të njëjtë, diku tjetër përgjatë kufirit.

Në vitin 2013, shkëmbimi duhej të përfundonte, por një mosmarrëveshje në minutë të fundit prishi traktatin. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu