Një qytetare nga Prishtina, gjatë ditës se sotme kishte thënë së është sulmuar nga Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit në largim, e për këtë pretendim ka reaguar zonja Haradinaj duke e mohuar një gjë të tillë, transmeton Gazeta Metro.

Pas raportimet se ka sulmuar një qytetare të Prishtinës, në njërin nga klubet e natës me të frkuentuar në kryeqytet, ka reaguar menjëherë, Anita Haradinaj duke e mohuar një gjë të tillë.

Anita Haradinaj ka thënë për express se nuk ka pasur kurrfarë kontakti fizik me prishtinasen. Thotë se e ka parë teksa është rrëzuar në një tavolinë me njerëz të tjerë në një lokal në Prishtinë.

“Nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me atë vajzë. Isha në tavolinë me shoqe. Ajo është ulur lartë në një kolltuk. E thirri një shoqe të saj. E kam pa që është rrëzaur. Nuk e njoh atë vajzë dhe nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me te”, ka thënë Anita Haradinaj.

Ndërsa, qytetarja me emrin Majlinda Haziraj, ka rrefyer për gjestin e pahijshëm siç pretendon ajo se i ka bërë gruaja e kryeministrit në largim, Anita Haradinaj.

Haziraj ka treguar përmes fotografive, lendimin që ka marrur duke pretenduar se ia ka shkaktuar Anita Haradinaj.

Ajo ka thënë se rastin nu ke ka paraqitur në Polici.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu