Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, ka kërcënuar drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje se edhe pa këta të fundit mund ta formojnë Qeverinë e re, ndonëse partia e Albin Kurtit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në tentimin e radhës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, lideri i LVV’së, Albin Kurti dhe ai i LDK’së, Isa Mustafa, do të takohen sot në orën 14:00.

”Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafen. Ta shohim a do te arrihet. Besoj që duhet të arrihet. Nëse nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plotë, ka variante B, C. Shteti nuk guxon te kollaboj, duhet të funksionoj. Mundet me u bo Qeveria edhe pa Vetëvendosjen!”, tha Rugova për “Front Online”.
Ndryshe, para takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Albin Kurti, pritet ta mbledhë kryesinë e partisë së tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu