Kosovarët po korrin suksese të mëdha edhe në video-lojëra.

Një skuadër kosovare, ‘DS 007 Team’, është kualifikuar në rrethin e ngushtë të garave të PMCO (PUBG Mobile Club Online), shkruan lajmi.net.

Faza e grupeve në PMCO Gjermani, do të fillojë nga 3 marsi dhe do të zgjasë deri më 8 mars.

Secila nga skuadrat do të luajë në tri ditë, nga katër ndeshje secila. Në rast të triumfit në krejt garën, skuadra kosovare do të ketë si shpërblim 1 milion dollarë.

Pra, skuadra kosovare ‘007′, me liderin e saj Ibrahim Bajrami, do të fitojë nga 600 euro për secilën ndeshje, që do të thotë fare pa kaluar në raundin tjetër, ata do të arkëtojnë rreth 2400 euro.

Kjo është skuadra e parë kosovare nga PUBG që arrin të kualifikohet në një nivel të tillë garash. Vlen të përmendet se lojtarët që përfaqësojnë këtë skuadër janë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu