Pak çaste pasi janë mbyllur kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, PDK-ja e ka shpallur veten fituese.

Nënkryetari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja prin me një diferencë të vogël nga partia e dytë.

Ndërkaq sipas exit-pollit që e ka publikuar Klan Kosova në orën 19:00, PDK-ja ka dalë partia e tretë me 22.28 për qind të votave.

Sondazhi i Klan Kosovës i qet LDK-në dhe Vetëvendosjen në vend të parë me përqindje të barabartë nga 30%. /Express/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu