Nuk ka shumë kohë që lidhja mes reperit Fero dhe modeles Arbenita ka marrë fund.

Edhe pse pas lajmit për ndarjen e tyre kanë qarkulluar disa fotografi nga dyshja se janë ende së bashku, një video e publikuar sot nuk e thotë të njëjtën gjë.

Arbenita Ismajli është kapur duke puthur një mashkull tjetër, Kenned Tahirin. Ky i fundit erdhi me një reagim duke thënë se snapchat-i i tij ishte hakuar, duke nënkuptuar se dikush tjetër ka publikuar videon e tyre.

Pas të gjitha këtyre skandaleve, modelja ka harruar të gjitha, duke shpërndarë kështu këngën e re të Feros.

Përkundër shpërndarjeve që ai i ka postuar në rrjetin social Instagram, një e tillë e e Arbenitës nuk gjendet në profilin e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu