Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Si pasojë e prezencës së këtyre masave sipas IHK-se mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu