Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Elbasan që ndodhi pasdite pranë Paprrit. Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. “BalkanËeb” ka siguruar edhe pamjet e vendit të ngjarjes. Dyshohet se viktimat janë nga një familje.

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu