Pamje mahnitëse kanë ardhur sot nga ferma e drerëve që ndodhet në Kunovik të komunës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Metro.

Sot Kosova është përfshirë nga reshjet e borës, ku bardhësia e saj po i jep edhe më shumë bukuri festave të fundvitit.

Qytete të shumta janë zgjuar të mbuluara nga petku i bardhë i borës dhe madje d uke u publikuar edhe pamje të mrekullueshme.

E nga Vushtrria janë publikuar edhe disa pamje shumë të bukura, derisa në video shihet një tufë e drerëve.

Video është e xhiruar në fshatin Kunovik të Vushtrisë, në një fermë ku mbajnë drerë.

Më poshtë mund t’i shikoni këto pamje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu