Ish-ministri i Punëve të Jasthme Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e Kryeministrit të vendit Albin Kurti, për koordinim me Presidentin Hashim Thaçi në politikën e jashtme.Sipas Pacollit, mungesa e harmonizimit të veprimeve në të kaluarën, e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.

Pacolli ka shkruar se nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve.

“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me akterët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme. Në vitet e kaluara jam përballur drejtëpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.
Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve”, shkruan Reporteri.net.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu