Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur tubim në qytetin e Suharekës.Në fjalimin e mbajtur në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike në Suharekë ajo tha se mundi dhe sakrifica për shtetin nuk vlerësohet duke e vjedhur shtetin.Osmani këtu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës kurrë nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës.

Ajo përmendi se PDK e ka vijë të kuqe, LDK kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.” LDK nuk do të gjejë kurrë një partnerë që i amniston krimet. LDK nuk bën koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës. Ju e dini se kush nuk e do Kosovën. LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. Partneritet ka vetëm me ata që e duan Republikën e Kosovës.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu