Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare në vend të 6 tetorit 2019.

Në renditjen e partive politike sipas votave të marra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me ato që ishin publikuar më herët.

Lëvizja Vetëvendosje sipas 98.15 për qind të votave të numëruara deri më tash ka marrë gjithsej 200.754 vota ose 25.56 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje garoi me Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre, ka 195.296 vota ose 24.87 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës Kadri Veseli, mbrëmë tha se do të qëndrojnë në opozitë, ka grumbulluar 166.009 vota ose 21.114 për qind.

Në vendin e katërt renditet koalicioni i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, AAK-PSD me 90.617 vota ose 11.54 për qind.

Koalicioni NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deri më tash nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu