Kombëtarja e Kosovës mbrëmë humbi ndeshjen e dytë në fazën para-kualifikuese për Botërorin ‘Katari 2022’.

‘Dardanët’ u mposhtën 3 me 1 nga Kombëtarja e Spanjës në stadiumin ‘La Cartuja’ të Sevillas.

Të gjithë ishin të pakënaqur me këtë rezultat, por një nga lojtarët e ftuar nga Bernard Challandes duket se do t’i jep fund aventurës me Kosovën.

Bëhet fjalë për Leart Paqaradën, i cili nuk u paraqit asnjë minutë në këto tre ndeshje (ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës).

“DONE (u kry)”, ka shkruar Paqarada në një postim të fundit në rrjetet sociale.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se lojtari i klubit gjerman, St. Pauli nuk do të vijë të luaj për Kosovën derisa nga stoli të largohet trajneri Challandes.

Kujtojmë që Kosova me këtë humbje mbetet me zero pikë në Grupin B, pas humbjes nga Suedia dhe Spanja../IndeksOnline/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu