Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.

Policia e Kosovës përmes një shkrese zyrtare, e ka konfirmuar rasti dhe ka konstatuar se viktima është femër me iniciale M.I, 39 vjeçare, shkruan Reporteri.net.

Më poshtë komunikata e Policisë së Kosovës:

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” ne Prishtinë,saktesisht ne nje shtepi, gjendet një person pa shenja jete.

Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim te prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohe qe njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimte”, thuhet në komunikatë./Reporteri.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu