Një person në Kosovë po dyshohet se është infektuar nga koronavirusi, shkruan Reporteri.net.

Në QKUK kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme kur kanë njoftuar për rastin duke thënë se janë në pritje të rezultateve të analizave.

Bëhet fjalë për një shtetase të Britanisë së Madhe e cila për disa ditë kishte qëndruar në një qendër skajimi ku dyshohet se kishte pasur njerëz të infektuar me koronavirus.

Reporteri.net merr vesh se bëhet fjalë për një qendër skajimi në Francë, ku gjithsej 5 persona kanë dalë pozitiv me koronavirus. Pra, këtu qëndron arsyeja se kjo qytetare dyshonte se ishte infektuar edhe vet me këtë virus.

Ndërkaq, ne duhet pritur rezultatin final të analizave për ta identifikuar se a është e infektuar vërtetë me konronavirus kjo qytetare, rezultat këto që do të publikohen pas mes nate.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu