Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përmes një postimi ka kërkuar lirimin e anëtarit të Nismës, Haxhi Hotit, i cili tha se kreut të VV-së i mbeten Kurtit i mbeten dy opsione: “Ose ta lirojë Kosovën, ose të vritet”.

Kurti tha që do të ishte mirë që Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij.

Këtë deklaratë të Kurtit, njohësi i rrethanave politike, Milazim Krasniqi e quan gjest simpatik e human, por thotë se Kurti si kryeministër në ardhje nuk duhet të imitojë Nënë Terezën e Dalaj Lamen, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Krasniqit:

Deklarata e Albin Kurtit se personi që ka postuar kërcënim ndaj tij, duhet të lirohet, është gjest simpatik, human. Por si lider i partisë më të madhe në vend dhe si kryeministër në ardhje, Albin Kurti nuk duhet të imitojë Nënë Terezën e Dalaj Lamen. Ai duhet të kërkojë zbatimin e ligjit për secilin, nga secili.

Jemi dërrmuar të gjithë ne komunikuesit dhe të gjithë politikanët nga kjo anarki dhe kjo dhunë në komunikim.

Kjo duhet të marrë fund, duhet të ndalohet me forcën e ligjit. Si fillim, Albini duhet të shohë se ç’bëjnë (ro)botët e tij, që vjellin vner, përhapin urrejtje 24 orë në ditë.

Dhe definitivisht duhet t’ua ndalë turrin. I kanë ndihmuar të fitojë, por nuk mund të qeverisë me ta. Qeverisja bëhet më ligje.

I ka ardhë dita ku duhet të tregojë vendosmëri e të shkëputet nga taktikat e dhunës në komunikim e në politikë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu