Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social facebook kishte kërsënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por gjykata themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’I caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar. Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.Vet lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu