Një mërgimtar ka bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit, pasi që po u shpërthehn gomat e veturës.

Javë më parë në rrjetet sociale shumë bashkatdhetarë janë ankuar se në Serbi po u shpërthehn gomat e veturës, konkretisht në Nish.

Kjo sipas tyre po ndodh me qëllim, vetëm që të përfitohet nga ta pasi që çdo prishje duhet të rregullohet te automekaniku më i afërt.

I njëjti rast ka ndodhur edhe mbrëmë, derisa një mërgimtarit që ka qenë duke udhëtuar për në Zvicër, i janë shpërthyer gomat e veturës.

Mërgimtari në fjalë ka njoftuar se nuk është vetëm vetura e tij që i janë shpërthyer gomat, por i njëjti problem ka ndodhur edhe me një veturë tjetër në të njëjtën kohë.

Ai ka apeluar te të gjithë, që të kenë kujdes në pjesën ku paguhet bileta e Autostradës A1 në Nish të Serbisë.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk është lënduar askush dhe transporti i veturës është bërë me ADAC, që është kompani e sigurimeve në vendet e perëndimit.

Ndërkaq të shumtë janë bashkatdhetarë që kanë thënë se kjo po ndodhë për shkak se, disa persona në këtë ëpjesë po dëshirojnë të fitojnë para, nga problemet që po ju ndodhin mërgimtarëve nga Kosova.

Më poshtë janë edhe disa nga fotografi nga kjo ngjarje e mbrëmshme. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu