Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.

Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV’së, tregon nivelin që ai ka rënë.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq në një përgjigje dhënë Expressit, Zyra për Media e VV’së ka mohuar se kreu i saj është takuar në mënyrë sekrete me presidentin Thaci.

Madje, sipas VV’së, Haxhiu u deklarua asisoj vetëm që ta nxjerrë Thacin nga situata që, sipas tyre, e ka vënë VV’ja së fundmi. /Express/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu