Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj i ka dërguar një letër publike kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Çelaj përmes kësaj letre ka thënë se po shpreson që të ndalen disa veprime që po e dëmtojnë partinë dhe Veseli ta shpëtoj PDK-në nga kjo rrugë që ka marrë.

“Unë ende konsideroj që ju jeni njeri shumë i mirë, por jeni rrethuar me njerëz të cilët po ju këshillojnë që të mos jeni ai që keni qenë, por të bëheni dikush tjetër.”, ka shkruar ndër të tjera Çelaj.

E këtë e ka komentuar analisti politik, Blerim Burjani.

Ai për “Bota sot” ka thënë se PDK-ja duhet reformuar plotësisht, pasi sipas tij, ky subjekt punon në zinxhirë komandues politik.

“PDK duhet reformuar, sepse ky subjekt punon në zingjirë komandues politikë, ku urdhrat vijnë prej një njeriu, ndërsa të tjerët janë argat politik. Servilët në këtë subjekt janë të shumtë që kanë përfituar më së shumti përndryshe shumica gati absolute do të ishin kategori sociale e ashtu janë milioner, profesorë, ambasador e gjithçka. Ky subjekt politik duhet të bashkëpunoj me organet e drejtësisë për të ndal kapjen e shtetit”, tha ai.

Burjani propozon se PAN-i duhet të shkrihet në një parti të vetme.

ImageBlerim BurjaniFOTO GALERI
“Të gjithë në këtë subjekt politik janë njerëz servil, përfitues në emër të Hashim Thaçit e tash Kadri Veseli. Prandaj vetëm një reformë e gjerë që duhet të kaplojë këtë subjekt për të kthyer kredibilitetin politik dhe besimin tek populli. Populli kaher e ka humbur besimin në PAN, këta si PAN duhet të bashkohen dhe të kenë një parti politike të vetme, duke larguar njerëz të korruptuar të zhytur në plotë afera. Duhet një punë e madhe në këtë parti”, theksoi Burjani.

Ai gjithashtu flet për kthimin e Hashim Thaçit në krye të PDK-së, ku ky subjekt korri më së shumti fitore gjatë kohës sa ishte ai si kryetar i PDK-së.

“Kthimi i Hashimit në PDK se edhe ashtu ai është në PDK formalisht. Kthimi i Hashimit në PDK do të thotë kthimi i fytyrave përfituese dhe këta që janë sot që e gënjen Kadrinë se e donë atë si lider politik. Kadriu nuk arrin dot të bëjë parti për vete si lider, të krijojë parti të fuqishme politike me njerëz plotësisht të rinj. Në këtë legjislaturë edhe ai ka ndikuar që fitojnë vota nga elektorati me kërkesën e kthimit të servileve dhe argatëve të mirë politik. Pra PDK duhet të jetë plotësisht një subjekt i ri i reformuar, në aspektin kadrovik, duhet të fuqizoj të rinj plotësisht në PDK, për të ndryshuar qasjen e mbrapsht, ku përkthyes të shumtë e argat kanë kryer punë për Hashimin e tash Kadriun, koha për lojalitet nuk është më, por një gjeneratë e re politike në PDK që nuk flasin vetëm fjalë patriotike dhe për të punësuar e pasuruar, normal se Kadriu apo ndonjë Kadri tjetër kush do qoftë duhet të reformoj plotësisht këtë parti, tash përshtypje e keqe katastrofale është fituar nga opinioni publik, për PDK dhe PAN përgjithësisht”, potencoi Burjani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu