Pas shkuarjes në pauzë një orëshe, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur para gazetarëve.

Ajo ka thënë se fjalimet e opozitës janë propagandë e tyre, duke thënë se me këtë qasje do të dështojë.

“Konsideroj se është diskutim normal opozitar edhe pse nganjëherë kalon në fyerje të panevojshme, megjithatë besoj se ata kanë marrë një detyrë për të krijuar një lloj hutie tek qytetarët përmes propagandës, por që detyrë që absolutisht do të dështojnë. Çka është e rëndësishme për ne që kemi fituar mandat për të qenë këtu është që sot të kemi votim të suksesshëm të qeverisë së Kosovës dhe menjëherë të vazhdojmë me shpalosjen e programit qeveritar”, ka thënë ajo.

Ajo ka komentuar edhe rastin e Konjufces, për te cilën ka thënë se nuk ka nevojë të japë dorëheqje.

“Sa i përket dorëheqjes së Konjufcës, ai do të largohet pasi të zgjidhet si ministër, sipas dispozitave kushtetuese ai nuk ka nevojë të jap dorëheqje sepse automatikisht mandati i tij si deputet përfundon në momentin që votohet si anëtar i kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se edhe nëse Lista Serbe nuk do të pranon të jetë pjesë e qeverisë, nuk do të ketë ndonjë problem.

Për Listën Serbe unë besoj që përgjigje më konkrete do të merrni nga mandatari për kryeministër. Ajo çka është më rëndësi është se dispozitat kushtetuese janë të qarta, pra edhe nëse ata nuk janë pjesë e koalicionit kanë të drejtë ta kenë përfaqësuesin e tyre në kabinetin qeveritar. Ajo çka do të doja është se secili përfaqësues i komunitetit joshumicë, ta shohin ditën e tyre si ditë që nëpërmjet votës së tyre do të formojnë qeveri e cila më në fund do të realizoj interesat e gjitha etnive që jetojnë në Kosovë sepse ndihen si obligim kushtetues e jo si qeveri që realizon projekte për shkak të pazareve politike”, ka thënë ajo./ekonomiaonline/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu