Edhe pas shumë takimeve dhe diskutimeve ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.Pajtueshmëri ndërmjet zyrtarëve të lartë të VV dhe LDK nuk ka pasur as pas më tepër së dy orë e gjysmë të takimit të sotëm.Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda këtij takimi.

“Deri në këto momente nuk ka dakordim për marrëveshje për koalicion në mes VV dhe LDK”, pohuan burimet brenda takimit.Ashtu siç ka raportuar sot “Gazeta Blic” shkaku i një ministrie është bllokuar i tërë procesin e krijimit të Qeverisë së Kosovës.”Një ministri i ndanë këto dy parti. LDK po kërkon dy ministri në kompensim të postit të kryetarit të Kuvendit, derisa nga Vetëvendosje kanë shprehur interesim që për postin e kryeparlamentarit t’ia japin një ministri. Pra, LDK po i kërkon 7 ministri dhe presidentin, VV është e gatshme që t’ia jap 6 ministri dhe presidentin. Por në momentin që zgjedhet presidenti, LDK t’ia kthej njërën ministri Vetëvendosjes”, tha ky burim i Gazeta Blic.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu