Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përfundimisht ka shuar shpresat e LDK-së se kësaj të fundit mund ti takojë Kryetari i kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të kthehemi para 26 dhjetorit, kjo çështje është e kryer siç nuk mund të kthemi edhe para 6 Tetorit” ka thënë Kurti para mediave.
Pak para takimit me presidentin Hathim Thaçi, Kurti ka dhënë dhe emrat e ministrave nga radhët e Vv-së që mud të jenë pjesë e Qeverisë së Re.

Ai ka kërkuar dhe nga ana e LDK-së të sjellë sa më parë emrat e ministrave, megjithëse akoma nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje mes këtyre dy partive.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu