Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një i burgosur me inicialet R.S, në Klinikën e Neurologjisë.Sipas SHKK’së, i njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut.“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë.

Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.Njoftimi i plotë:Prishtinë, 21 prill 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, R.S, viti i lindjes 1970.

I njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë.Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë.Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu