Komisioni i Sëmundjeve Infektive me kërkesë të Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza rekomandon lehtësimin e masave restriktive si pasojë e Covid-19.

Komisioni rekomandon që ora policore të nis nga ora 24:00 deri në ora 05:00, gastronomia të punojë deri në ora 23:30, ndërkaq kërkohet të hiqet ndalesa për punë për qendrat e fitnesit.

KSI gjithashtu rekomandon lejimin e organizimit të ngjarjeve në ambient të hapur dhe të mbyllur, në përputhje me protokollet e vitit 2020, me mundësi për të shfrytëzuar vetëm 30 për qind të kapacitetit.

Gjithashtu rekomandohet që kopshtet për fëmijë të zmadhojnë kapacitetet për + pesë fëmijë, respektivisht 15 deri 20 fëmijë në grup, ndërsa rekomandohet që punonjësit shëndetësorë të mund të shfrytëzojnë pushimin e vjetër dhe të ri vjetorë. Vendimin përfundimtar do të duhet ta merr Qeveria.

Për t’u ndryshuar vendimi aktual që i pamundëson Gastronomët të punojnë me orar më të zgjatur, ka pasur reagime edhe nga kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

Ai ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka kërkuar vaksinim sa më të shpejtë, në mënyrë që të lejohen aktivitetet e gastronomisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu