Puna me operacionet e ftohta ose siç njihet ndryshe programi elektiv, është pezulluar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Puna është pezulluar përkohësisht edhe në ambulancat specialistike, raporton Gazeta Shneta.

“Bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, urdhëroheni që ta pezulloni deri në një vendim tjetër punën në ambulancat specialistike”.

“Poashtu të ndërpritet programi elektiv (jo urgjent) i operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike”, thuhet në njoftimin që drejtori i QKUK-së dr. Basri Sejdiu ua ka dërguar njësive vartëse.

Në fund ai ua ka bërë medije se duhet të trajtohen të gjitha rastet e karakterit emergjent.

Lajmi eshte konfirmuar edhe nga zedhenesi i QKUK-se Shpend Fazliu. “Po, me rekomandkm te ikshpk, do te punohet vetëm me raste urgjente”, ka deklaruar Fazliu per Gazeten. /Gazeta Shneta/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu