Nëntë është numri i të infektuarve nga virusi COVID-19 që janë konfirmuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë.

Katër të infektuarit e fundit u konfirmuan gjatë orëve të pasdites e njëri prej tyre është nga komuna e Podujevës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rreth orës 22:00 nga Emergjenca në komunën e Podujevë pjesëtarë të stafit mjekësorë të shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë nisur drejtë familjarëve të të infektuarit.

Të njëjtit pritet që t’i kryejnë testet për COVID-19 edhe për anëtarët e tjerë të familjes për të kuptuar nëse ndonjëri prej tyre ka bartur infeksionin nga 62 vjeçari.

62 vjeçari kishte ardhur nga Italia me datën 5 të këtij muaji nëpërmjet Aeroporti të Prishtinës ‘Adem Jashari’./Indeksonline/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu