Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u janë drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme për medie ku thanë se tashmë marrëveshja VV-LDK është nënshkruar, shkruan GazetaBlic.

Kurti tha se marrëveshja është nënshkruar, por tani ka mbetur vetëm edhe harmonizimi i programit.

“U takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancën e Kuvendit për ta zgjidhur çështjen e marrëveshjes, Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen”, tha Kurti.

Edhe Mustafa ka konfirmuar marrëveshjen me VV-në të cilën e konsideron si marrëveshje të mirë dhe në të mirën e vendit.

“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen, besojmë se është një marrëveshje e mirë me partnerin VV për të cilën ka nevojë vendi për një ndryshim të tillë”, tha Mustafa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu