Gazetari Berat Buzhala ka dhë një ide që do të mund ti shërbente Ministrisë së Shëndetësisë transmeton GazetaFlash24.

Ai theksoi se Qendra e studenteve eshte vendi me ideal dhe se numri i dhomave dhe afersia me QKUK-në do të ishin dy përparësi të mëdha për mjekët dhe për tejkalimin sa më të shpejte dhe më suksesshëm të kësaj situate.

Postimi i plotë:

Minister, shnderroje qendren studentore ne karantine….

Kosova eshte duke rreziku shume, jo me numrin e atyre qe po rezultojne pozitiv, por me numrin e personave te dyshimte, qe jane per momentin negativ, por qe testi kur kryhet ne nje faze te hershme te kontraktimit te virusit nuk e thote te verteten.

Per kete arsye eshte nevoje URGJENTE me e pase nje vend karantine, ku do te mbaheshin disa dite te gjithe personat qe jane te dyshimte, te gjithe personat qe kane pase kontakt me personat qe kane dale pozitiv.

Eshte non sense, duke e dite mentalitetin tone, qe me ju thane personave te dyshimte shkoni ne shtepi edhe mos komunikoni me kerkend. Nana ka me shku me e taku. Baba shkon e takon. Eshte e pamundur mos me ndodh kjo. Edhe une e kisha bo. Prandaj duhet ndamje fizike. Duhet distance.

Konviktet jane hapesire ideale. QKUK eshte afer. Eshte e rrethuar dhe ka dhoma te mjaftueshme, ku kishin mundur te akomodohen disa mijera.

Mos te mendojme vec cka po ndodh sot e cka do te ndodhe neser. Ka mundesi qe mund te kemi shume pune para vetes.

Nuk po bej panik, po jap ide.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu